• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle nuk hapi asnjë dhuratë nga “baby shower-i”, zbulohet arsyeja e vërtetë pas këtij vendimi

Pak kohë më parë Meghan Marle organizoi një “baby shower” në New York me miqtë  e saj më të ngushtë, ndër ta dhe disa personazhe të njohur. Dukesha mori shumë dhurata, por ajo preferoi që të mos hapte asnjë prej tyre. Njëra prej të ftuarave, Gayle King, tha se Meghan dëshironte që të gjitha dhuratat t’i hapte në praninë e princit Harry. Në fakt duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, sepse pas këtij vendimi fshihet një tjetër arsye shumë e rëndësishme. “Us Weekly” ka mësuar se Meghan nuk i hapi dhuratat, sepse nëse do të vepronte kështu do të zbulohej gjinia e fëmijës. Në këtë mënyrë dukesha gjeti mënyrën më të mirë për të fshehur gjininë, diçka e zakonshme për familjen mbretërore. Megjithatë disa burime të tjera kanë thënë se Meghan u ka treguar miqve të saj se po pret një djalë. Gjithsesi gjithçka pritet ta zbulojmë në ditën e lindjes, që po afron pak nga pak. /revistawho.com