• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle nuk do ta lejojë kurrë babain të takojë nipin e tij

Meghan Markle ka marrë një vendim të pazakontë për të ndërprerë të gjitha lidhjet me babanë e saj.

Dukesha e Sussex, sipas mediave britanike do të mbetet e largët për babain e saj, Thomas Markle, 75 vjeç, “për të mbrojtur veten, burrin dhe djalin e saj”.

Ajo nuk do të lejojë kurrë, që Thomas të takohet me nipin e tij Archie.

Markle foli për britaniken Daily Mail të dielën ku tha se babai i saj kishte shpresuar se pasi të bëhej nënë, ajo do të afrohej me të.

Gjë, e cila siç duket nuk ka shanse të ndodhë kurrë. Burimet mbretërore kanë pohuar se si Markle ashtu edhe bashkëshorti i saj nuk kanë ndërmend ta lejojnë djalin e tyre, Archie të takohet me gjyshin e tij. Vërtetë befasuese kjo shkëputje përfundimtare e Princshës së Sussex me babain e saj./revistawho.com