Prindërit e ardhshëm Meghan Markle dhe princ Harry, kanë nisur të diskutojnë se ku do të vijë në jetë fëmija i tyre në pranverë. Të gjithë kanë menduar se zgjedhja e tyre është spitali ku kanë lindur 3 fëmijët e Kate Middleton, por nuk ka ndodhur kështu. Meghan dhe Harry kanë marrë parasysh të gjitha mundësitë e ndryshme, duke përfshirë spitalin e ‘Frimley Park’ në ‘Surrey’, i cili është 15 milje nga Duka dhe është cilësuar si një nga spitalet më të mirë që prej lindjes së Sophie për vajzën e saj.
Një zëdhënëse e Pallatit të ‘Kensington’ nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë nga opsionet e vendit ku Meghan do të lindë dhe pas pyetjes se nëse do ta lindë fëmijën në ‘Frimley’. Ata gjithashtu nuk e bënë të ditur se kur do të marrë lejen e lindjes Meghan, ndërkohë kujtojmë se Kate Middleton e mori lejen 1 muaj para lindjes./revistawho.com