• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle mund të ishte një gazetare shumë e zonja, kryeredaktori i ‘Vogue’ zbulon momente nga puna me të

Meghan Markle realizoi shtatorin e kaluar kopertinën e ‘Vogue’ duke përzgjedhur 15 personazhe të ndryshëm që patën një ndikimin në zhvillimin e grave. Së bashku personazhet që sollën ndryshim si Jameela Jamil, Greta Thunberg, Gemma Chan, Laverne Cox dhe Jane Fonda punuan për të sjellë kopertinën e quajtur “Forcat për Ndryshim”.

Ajo çfarë i ka surprizuar të gjithë ka qenë fakti se redaktore e kësaj kopertine ishte vetë Meghan, për të cilën askush nuk kishte dijeni.

Kryeredaktori britanik i ‘Vogue’, Edward Enninful publikoi një video ku shfaqi disa nga momentet e punës dhe takimeve me Markle duke theksuar se kontributi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe se ai botim pati shumë sukses.

Nuk dihet nëse pas shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan do të rikthehet sërish për një kopertinë tjetër, por kjo mbetet për t’u zbuluar në muajt në vazhdim./revistawho.com