• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle i ka ardhur në majë të hundës dhe këtë e zbulon gazetarja e pallatit ‘Kensington’

Edhe pse Meghan Markle është ende me lejen e martenitetit, sytë e publikut kanë arritur të kritikojnë çdo dalje të saj në publik duke nisur që nga veshja e deri në ceremoninë private të pagëzimit të Archie.

Gazetarja e mbretërisë, Victoria Arbiter është shprehur se e gjithë kjo situatë ka bërë që dukesha e Sussex të arrijë në pikën kritike. Ajo ka pohuar se ndjekësit e pallatit ‘Kensington’ duhet ta lënë Markle të kryejë detyrat e saj në familjen mbretërore dhe t’i minimizojnë kritikat ndaj saj. Victoria shpjegoi gjithashtu faktin se është shumë e vështirë për Meghan që të adresojë kritikat negative personalisht, ashtu siç mund të bëjnë të famshmit e tjerë.

Sipas deklaratës së gazetares, në familjen ‘Kensington’ është rregull që pjesëtarët e saj të mos ankohen dhe mos të japin shpjegime asnjëherë. Kujtojmë se Meghan Markle, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga publiku i cili ka komentuar gjerësisht shfaqjet e saj në publik dhe çdo detaj tjetër të dukeshës./revistawho.com