• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle fillon përgatitjet, bebi i saj do të jetojë shëndetshëm

Meghan Markle pritet të lindë fëmijën e saj të parë në fund të muajit prill, megjithatë ajo dhe Harry kanë filluar përgatitjet, madje kanë filluar të mendojnë rreth ushqimit të bebit. Një nga miqtë e dukeshës, ka zbuluar për ‘People’ se Meghan ka filluar të mendojë në lidhje me ushqimet që ha vetë, si dhe për ushqimet që do t’i japë bebit të saj. “Meghan po sheh vetëm për gjëra natyrale. Ushqimi i bebit të saj me siguri do të përgatitet nga vetë ajo. Bëhet fjalë për një jetë super të shëndetshme”, shkruan ‘People’. Sipas miqve të saj, ardhja e bebit e ka afruar akoma dhe më shumë me Princ Harry-n dhe e ka cilësuar këtë periudhë si “një periudhë shumë e lumtur” për të dy./revistawho.com

CLOSE
CLOSE