• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle feston ditëlindjen, zbuloni vendin që ajo ka zgjedhur për 38-vjetorin e saj

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e saj të 38-të në një udhëtim me familjen në Ibiza të Spanjës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilët kanë shkruar gjithashtu se familja mbretërore është nisur në udhëtim në datë 6 gusht, 2 ditë pas ditëlindjes së saj, ndërsa në datë 12 janë rikthyer sërish në Angli.

Sipas mediave spanjolle, Meghan, Harry dhe Archie kanë udhëtuar me një avion privat teksa kanë qëndruar në një vilë larg syve të publikut. Familja ka udhëtuar gjithashtu nën shoqërimin e një skuadre sigurie si dhe kanë punësuar 5 eskorta që njihnin vendin ku ata po pushonin.

Është bërë e ditur se Meghan është një fanse e madhe e Ibizës pasi dukesha ka udhëtuar drejt atij vendi edhe më parë. Hera e fundit që ajo ka qenë atje është në vitin 2016 së bashku me disa miq të saj./revistawho.com