• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë emrin e vogëlushit, ja çfarë kuptimi ka ai

Meghan Markle dhe Princ Harry kishin vendosur se djali i tyre do të qëndronte larg mediave, të paktën për pak kohë pas lindjes. Megjithatë, çifti nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe e prezantoi vogëlushin me të gjithë botën, si dhe zbuloi emrin e tij. Djali i Meghan dhe Harry quhet Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Por, çfarë kuptimi ka ai? Sipas ‘Cosmopolitan’, emri Archie nuk është përdorur asnjëherë më parë nga mbretërorët, kështu që është i veçantë. Archie është në listën e 20 emrave më të përdorur në Angli dhe do të thotë: “I vërtetë, i guximshëm dhe me vlerë”. Harrison nuk është emër i përdorur në familje, por përkthehet “djali i Harry-t”. Përsa i përket mbiemrit, është përdorur më parë nga disa të afërm të mbretëreshës Elizabeth dhe Princ Philip, madje dhe nga vetë Princ William. Edhe pse kushërinjtë e Archie-t mbajnë mbiemer tjetër, nuk është aspak çudi që ai është një Mountbatten-Windsor./revistawho.com