• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan Markle dhe Princ Harry heqin dorë nga shtëpia e pushimeve për dy arsye të rëndësishme

Ndërkohë që Meghan Markle dhe Princ Harry janë në pritje të fëmijës së parë, në internet janë duke qarkulluar fotot e shtëpisë së pushimeve ku çifti kishte pritur shumë emra të njohur si: George dhe Amal Clooney, Nick Jonas, Priyanka Chopra etj. Zërat thonë se Meghan dhe Harry largohen gjatë fundjavave në shtëpinë e tyre në Cotswolds, por tashmë duket se çifti ka vendosur të heqë dorë nga kjo shtëpi për dy arsye shumë të rëndësishme. Një nga arsyet është sepse Princ Harry nuk mund të paguajë për shtëpinë në Cotswolds dhe në Frogmore në të njëjtën kohë, pasi shtëpia e dytë është duke u rinovuar. Një arsye tjetër është sepse shtëpia në Cotswolds nuk është e siguruar ashtu siç duhet dhe sigurisht nuk mund të vihet në rrezik jeta e askujt. Duke qenë se dita e lindjes së Meghan po afron, shpresojmë që dyshja të gjejë vendin e duhur për të pushuar./revistawho.com