• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Meghan Markle dhe Kate Middleton si dy shoqe, sërish në shoqërinë e njëra-tjetrës në një tjetër event

Meghan Markle mori pjesë ditën e sotme në turneun e ndeshjes së mikes së saj, Serena Williams në Wimbledon për ta mbështetur atë. E veçanta e kësaj dite ishte se Meghan nuk ishte vetëm, por së bashku me Kate Middleton dhe motrën e saj, Pippa Middleton.

Kjo është hera e dytë që dy dukeshat shkojnë bashkë në evente të tilla. Ditën e mërkurë ato ishin bërë bashkë me fëmijët e tyre për të parë ndeshjen e lojës polo mes Princ Harry-t dhe Princ William, fotot e të cilës bënë xhiron e rrjetit.

Nga këto dalje publike të gjithë ndjekësit e pallatit mbretëror kanë pohuar se tashmë marrëdhënia midis dy kunatave është përmirësuar dhe se konfliktet e tyre kanë mbetur pas në të shkuarën./revistawho.com