• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan dhe Harry gati të thyejnë një tjetër rregull, nuk duan të publikojnë imazhin e plotë të djalit të tyre

Fëmija i Meghan Markle dhe Princ Harry erdhi në jetë pak javë më parë, por ka ende shumë spekulime se kujt i ngjan ai më shumë. Fotot e Archie Harrison janë të pakta dhe në ato që janë publikuar fytyra dhe floku i tij janë gati të mbuluara. Megjithatë fansat e familjes mbretërore po presin me padurim që të zbulojnë diçka më tepër në ditën e pagëzimit të vogëlushit. Por sipas shumë gjasave edhe këtë herë Princ Harry dhe Meghan Markle do e mbajnë të fshehtë portretin e plotë të djalit të tyre.

“Express” shkruan se duka dhe dukesha e Sussex mund të thyjnë rregullat e mbretërisë, sepse ata e kanë bërë të qartë se duan që ta rrisin djalin e tyre larg vëmendjes së familjes mbretërore. Një pjesë shumë e rëndësishme në ditën e pagëzimit të një fëmije është realizimi i një fotoje të portretit familjar, por ende nuk dihet nëse Meghan dhe Harry do e bëjnë këtë gjë. Pagëzimet mbretërore janë një event privat prej vitesh, por publikimi i fotos së portretit familjar është një formë detyrimi. Megjithatë ende nuk dihet diçka e saktë, prandaj gjithë botës do i duhet të presë deri në korrik për të parë nëse Meghan dhe Harry do të zbulojnë portretin e plotë të Archie Harrison. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE