• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Meghan dhe Harry dalin sërish jashtë rregullave mbretërore, nuk do ta bëjnë publike pagëzimin e djalit

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që shumë shpejt të pagëzojnë djalin  e tyre në  St George’s Chapel në kështjellën e Windsor, në të njëjtin vend ku u martuan edhe vetë. Kjo konsiderohet si një ngjarje e rëndësishme për familjen mbretërore, por duket e Meghan dhe Harry nuk dëshirojnë që të kthehet në një shfaqje mediatike. Burime pranë mbretërisë kanë treguar për “Sunday Times” se pagëzimi i Archie do të jetë një event privat. Kjo do të thotë se nuk do të ketë fansa jashtë kështjellës dhe as foto zyrtare të familjes pas eventit. Megjithatë burimet kanë treguar se çifti mbretëror do të përzgjedhin disa foto për t’i publikuar në ‘Instagram-in’ e tyre. Kjo do të thotë se Harry dhe Meghan do të heqin dorë nga një tjetër traditë mbretërore, sepse pagëzimi prej vitesh është cilësuar si një event publik. Megjithatë duket se ata të dy janë të vendosur për të ruajtur deri në fund privatësinë e djalit të tyre. Kujtojmë se Archie Harrison Mountbatten-Windsor erdhi në jetë në 6 maj. /revistawho.com