• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Modë

“Meet & Greet” me Egin dhe Arminën, ja fotot nga takimi

“Meet & Greet”, eventi i kësaj jave në “Delirium Shop Albania” ka mbledhur në showroom-in e brand-eve, vajza të të githa grupmoshave, të cilat ishin shumë kurreshtare, për ta takuar nga afër atë, “Mbretëreshën e Këpucëve”, Egreis Gjergjani, e njohur nga të gjithë si “The Stilettomeup”. Gjergjani ka krijuar linjën e saj për bebet “Itty Bitty Toes”, që po shënon shitje të larta online. Në takimin e zhvilluar sot në mesditë, ku nuk mungoi as fashionist-ja shqiptare, Armina Mevlani, u bë e mundur njohja nga afër me blogger-et e njohura të modës. Vajzat pjesëmarrëse, të entuziasmuara për këtë takim, nuk nguruan të pyesnin Egin dhe Arminën mbi tendencat e këtij sezoni si dhe të shkëmbenin ide mbi modele e brand-e frymëzues. Interesi për këtë takim ishte shumë i madh, aq sa disa nga të pranishmet, kishin lënë angazhimet personale për të qenë prezente në këtë takim, që u mbyll duke bërë “Gëzuar” në këtë foto plot buzëqeshje.

2 1 Untitled-1