• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mediat i kanë martuar dhe ndarë disa herë, por Armina ka për t’i thënë diçka të gjithëve

Mbrëmjen e kaluar agjenti i ‘Thumb On’ ka thënë se shumë shpejt dikush do të martohet. Sipas tij bëhej fjalë për ‘bloggeren’ bukuroshe Armina Mevlani dhe partnerin e saj Shkëlzen Berisha.  Megjithatë pas këtyre lajmeve, vetë bukuroshja ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj mos të besoni gjithçka që lexoni. Sigurisht që do ketë dasmë, por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë këtë pranverë”, ka përfunduar Mevlani në foton e saj në ‘Instastory’.

Në këtë mënyrë Armina ka hedhur poshtë të gjitha diskutimet rreth martesës së saj, duke theksuar se ende nuk e kanë marrë këtë vendim. Kujtojmë se në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, Mevlani ka pohuar se do i pëlqente një dasmë në natyrë./revistawho.com