• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Media zvicerane e pyet për skandalin e Loredanës, Ledri Vula mbron publikisht artisten shqiptare

Ledri Vula është një ndër artistët e preferuar të trojeve shqiptare, por siç duket pak nga pak fama e tij po i kalon kufijtë. Së fundmi reperi shqiptar ka dhënë një intervistë të shkurtër për median e njohur zvicerane ’20 minuten’. Vula ka folur për karrierën, planet e tij për të ardhmen dhe ka prekur temën e artistes tjetër të njohur, Loredana. ’20 minuten’ ishte ndër të parat gazeta në Zvicër që shkruajti për skandalin e Loredanës, ndaj gazetarët nuk e kanë kaluar këtë çështje pa e diskutuar me Ledrin. Kur u pyet në lidhje me skandalin e mashtrimit, reperi u përgjigj: “Po jam informuar për lajmet, kanë bërë bujë edhe tek ne. Askush nuk gëzohet për të tilla gjëra që ndodhin. Mendoj se Loredana është artiste shumë e talentuar dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton ne si popull”. Siç duket Ledri është gjendur në siklet përballë një pyetje të tillë,por ka arritur ta kalojë situatën shumë mirë me një përgjigje diplomatike. Ndër të tjera reperi ka treguar se ka disa plane për veten e tij që dëshiron t’i realizojë pas verës dhe po e pret me padurim. Kujtojmë se së fundmi Vula ka publikuar këngën “Rio, Rio”, me ritme verore që brenda pak javësh u kthye në hitin e ‘clube-ve’. /revistawho.com