• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me videon më të veçantë, Alketa Vejsiu tregon emocionet që i dhurojnë fansat

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka zgjedhur që me anë të një postimi në ‘Instagram’ të falenderojë të gjithë ndjekësit e saj për mesazhet e vazhdueshme që i dërgojnë.

Ajo ka publikuar një vizatim të bërë me dorë nga një prej fansave, duke treguar kështu një pjesë të urimeve të ndryshme që merr përditë.

“Ju dua të gjithëve. Jo thjesht sepse më ndiqni mua e më shkruani aq shumë gjëra të bukura, por sepse ju keni dashuri në zemrën tuaj dhe e ndani me të tjerët. Është e bukur dhe speciale kjo. Në ‘inbox-in’ e mesazheve të mia në ‘Instagram’ e ‘Facebook’ vijnë kaq shumë mesazhe. Disa i lexoj, disa i humb, disa mi përcjellin kolegët. Ka vërtetë disa letra fantastike nga ju që diku i kam ruajtur. Faleminderit. Do përpiqem ta meritoj gjithmonë mbështetjen tuaj”, ka shkruar Vejsiu bashkangjitur videos ku ka zbuluar një vizatim i cili lexonte: ‘Të dua Alketa’.

Me siguri pas këtij momenti moderatorja duhet të jetë ndjerë shumë e lumtur për dashurinë që i ka dhuruar publiku ndër vite. Midis projekteve të shumta që do të sjellë këtë vit në televizion, Alketa zbuloi dhe se do të prezantojë festivalin e ‘RTSH’ për të cilin ka vendosur të mos paguhet./revistawho.com 

CLOSE
CLOSE