Emina Çunmulaj gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur me jetën e saj. Pak muaj më parë ajo u bekua sërish me një vajzë, duke u bërë nënë për herë të dytë. Për modelen shqiptare familja është gjëja më e rëndëishme dhe këtë mund ta kuptosh lehtë edhe në rrjetet sociale. Edhe ditën e sotme që feston 34-vjetorin e lindjes, Emina si gëzimin më të madh në jetë cilëson dy vajzat dhe bashkëshortin e saj. Me anë të një video shumë të ëmbël me dy vogëlushet e saj, Emina ka numëruar të gjitha bekimet dhe urimet për veten.
“’Ata që janë të bekuar janë ata që kuptojnë se çfarë kanë’. Sot unë bej 34 vjeçe. Më duhet ta fillojë duke thënë se ndihem si 24, duke lënë teorinë e plakjes mënjanë, jam duke jetuar kohën më të mirë që mund të kisha ëndërruar ndonjëherë, kam dy engjëj të bukur që m’i ka dhuruar Zoti dhe një bashkëshort që më jep shumë dashuri. Jeta është një udhëtim i bukur, ajo çfarë bëjmë me të ka rëndësi. Marrëdhëniet që ne ndërtojmë, dashuria që ne ndërtojmë, lumturia që ne shpërndajmë, e mira që japim dhe paqja që gjejmë. E uroj këtë gjë për veten time dhe për familjen dhe për çdo njeri në këtë botë. Gëzuar ditëlindjen të gjithë Virgjëreshët e mi”, – ka shkruar modelja. Nuk ka më bukur se sa ta festosh çdo ditëlindje me zemrën plot dhe ta shohësh veten të plotësuar në çdo aspekt. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BnoWyX0ho-3/?taken-by=eminacunmulaj