• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me shumë sinqeritet, Miriam Cani zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë në festivale

Miriam Cani është shfaqur ditën e sotme në kopertinën e ‘Revista Class’, ku ka dhënë një rrëfim të sinqertë për jetën dhe karrierën e saj. Këngëtarja ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin  dhe vajzën, por edhe për disa aspekte të karrierës që kanë tërhequr vëmendje. Pyetjes për faktin që nuk ka marrë pjesë në festivale të muzikës shqiptare, Mirami ju përgjigj me sinqeritet duke pranuar se ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar e saj.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”,-rrëfen këngëtarja.

Më tej ajo ka folur për familjen, duke u shprehur se momentet më të lumtura i kalon në folezën që ka ndërtuar vetë dhe përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me Amelinë, pasi në këtë mënyrë ndikon pozitivisht në formimin e saj. / revistawho.com