• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një video në Itali në fshehtësi të Elitës, Gjiko i bën të gjithë për të qeshur në rrjetet sociale

Reperi i njohur, Gjiko dhe partnerja e tij, Elita Rudi janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Të dy artistët kanë dalluar për origjinalitetin e tyre dhe humorin i cili duket se nuk i mungon në asnjë moment.

Kështu ka ndodhur dhe në videot e fundit që Gjiko ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, ku ka treguar disa momente nga udhëtimi i fundit me Elitën dhe Zërin. Familja ndodhet në Verona, teksa duke shijuar bukuritë e këtij vendi, moderatorja është shkëputur nga Gjiko për të vënë djalin në gjumë.

Ky moment ka shkaktuar mjaft të qeshura tek reperi, i cili ka nxituar ta filmojë në fshehtësi dhe të tregojë njëherazi mundimin e Elitës për të bërë Zërin të flejë. Kjo nuk është hera e parë që Gjiko ndan këto situata me fansat e tij në ‘Instagram’ duke qenë edhe më pranë tyre, por duke shkaktuar edhe shumë të qeshura./revistawho.com