• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një foto të vjetër, reperja shqiptare uron të atin në ditën e lindjes: Përgjithmonë shoku më i mirë

Baby Gee ka një arsye të veçantë për të qenë e lumtur ditën e sotme. I ati feston ditëlindjen dhe gëzimi ka pushtuar të gjithë familjen.

Rezultate imazhesh për baby gee

Reperja ka publikuar një foto të vjetër të tij për ta uruar në ‘Instagram’ me fjalët më të ëmbla. “Gëzuar ditëlindjen mbreti im. Uroj që t’ia kalosh sa më bukur sot babi. Ti meriton më të mirat dhe uroj që kjo ditë të të bekojë me dashuri dhe lumturi. Mbetesh gjithmonë i ri në shpirt dhe do jesh përgjithmonë shoku im më i mirë”,-shkruan ajo, duke lënë të nënkuptuar edhe marrëdhënien speciale që ka me të.

Nga fotoja që i përket rinisë së babait të saj, vihet re edhe ngjashmëria e madhe e reperes me të. Urimet nuk kanë munguar as nga ndjekësit dhe fansat e Baby Gee. /revistawho.com