• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me një foto të veçantë Eni Çobani shpreh gjithë krenarinë për prindërit: Ky është fat jo zgjedhje

Eni Çobani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria apo jeta personale. Së fundmi juristja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të rrallë të prindërve të saj nga dita e tyre e martesës. Në fotografi ata duken shumë të rinj dhe siç duket Eni ka marrë prej të dyve një pjesë të tipareve. Tashmë që është nënë vetë dhe grua, Eni e shpreh hapur krenarinë e mirënjohjen për ta. Në foton e publikuar juristja e njohur ka shkruar: “Dy të bukurit e mi. Këtu fillon dhe ajo çfarë je kur ke paraardhës të tillë. Ky është fat jo zgjedhje”.

Eni flet shpeshherë për prindërit e saj, pasi prej 4 vitesh ndjen mungesën e të atit të ndjerë. Babai i juristes ka qenë shumë i njohur, pasi ka dhënë një kontribut të shquar në shkencën bujqësore dhe gjatë jetës së tij është nderuar me tituj të shumtë si “Urdhri i Punës i Klasit të I”, apo “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ndërsa me nënën e saj Çobani ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë dhe atë e cilëson si shoqen e ngushtë. /revistawho.com