• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Më në fund, Jonida Maliqi komenton mbi lidhjen me Romeo Veshaj

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, janë përfolur prej disa muajsh për dyshimet mbi një lidhje dashurie mes tyre. Ata ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm pavarësisht se shihen shpesh bashkë dhe tepër të afërt me njëri-tjetrin. Së fundmi në një intervistë me “Prive” Jonida ka dhënë komentin e parë për jetën e saj personale. “Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton”, shprehet Jonida. Ka qenë Romeo i pari ai që ka pranuar se ishte i lumtur në lidhjen që ka, por pa përmendur emra. Pavarësisht çfarë zgjedhin të publikojnë, ata duket se po e shijojnë shumë kohën së bashku.