• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Më në formë se kurrë, Manjola Nallbani zbulon me një foto si e kaloi verën e 2019-ës

 

Manjola Nallbani ka zgjedhur të ndajë kartolinën më të bukur të verës së këtij viti. Artistja e dashur e estradës shqiptare ka publikuar një foto ku shfaqet me rrobabanje dhe ajo për të cilën bie në sy janë format perfekte fizike.
“Verë 2019. Faleminderit zot për çdo minutë që më jep frymë. Si çdo njeri unë kam filozofinë time të jetës. Besoj që njeriu është energji shpirtërore dhe mendore e mbështjellë me trup. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua që këtë energji ta përdor për të bërë më të mirën me veten time dhe njerëzit që përbëjnë botën time e jo ta shpërdoroj apo ta kthej në konkurs me të tjerët. A këtë të shtrirën në rërë e kam akoma me qef se me kujton plazhin dikur në Durrës, Shëngjin, Velipojë”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, duke zbuluar se ndihet e lumtur për çdo të mirë që ka mundur të ketë deri më tani.
Ndonëse mesazhi i Manjolës ka qenë tepër domethënës, të shumtë kanë qenë ndjekësit apo miqtë e artistes të cilët në fakt e kanë komplimentuar për pamjen e saj.
Që prej fillesave të saj në skenë e deri më tani, Nallbani ka arritur gjithmonë të tërheqë vëmenjden e fansave me klasin dhe finesën që ka shfaqur./revistawho.com