• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Më mirë e vetme apo në bashkëpunim me Arminën? Jonida Maliqi i përgjigjet pyetjes për biznesin

Jonida Maliqi ka qenë e ftuara e parë e programit më të ri në ‘Vizion Plus’ që mban emrin ‘3-shat’. Emisioni i paralajmëruar prej ditësh ka bërë bashkë Romeo e Donald Veshaj dhe Bora Zemanin në ekranin e ‘Vizion Plus’, ku kanë dhuruar të qeshura pafund që në puntatën e parë.

Jonida ishte pjesë e dy prej rubrikave të programit, ku njëherë u vendos përballë Borës dhe në tjetrën, përballë vëllezërve Veshaj. Tek e para ajo ju përgjigj disa pyetjeve të sikletshme, ku pjesë u bë edhe ortakja e saj në biznes, Armina Mevlani.

“Më mirë në biznes me Arminën apo vetëm?”, e pyeti Bora.

“Thonë se është më mirë ‘vetë zot, vetë shkop’, por unë jam e lumtur që punoj me Arminën pasi ky bashkëpunim më ka lejuar t’i përkushtohem muzikës, familjes, gjërave të rëndësishme krah punës”, u shpreh Jonida.

Kujtojmë se këngëtarja dhe bloggerja e njohur janë prej pak kohësh së bashku si drejtuese të ‘Delirium Shop Albania’. / revistawho.com