• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, Alban Ramosaj flet për lidhjen e tij më të re

Mbrëmjen e kaluar, në programin “Why Not” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Alban Ramosaj. Në një intervistë të zhvilluar me Roza Lati, ai ka pranuar se është në një lidhje tepër private. “Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha moderatorja. “Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evulon në diçka më serioze, me besoni që do e merrni vesh. Thjesht me lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, ju përgjigj Albani pyetjeve rreth lidhjes së tij. Këngëtari e ka pranuar se projekti i tij më i fundit muzikor ishte dedikim për modelen Niki Delijorgji. Ndoshta dhe vajza misterioze për të cilën Albani shprehet se është në një lidhje është pikërisht bukuroshja shqiptare.