• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Me kostum serioz dhe rrethuar nga trëndafilat, këngëtarët shqiptarë prezantojnë bashkëpunimin e parë

Butrint Imeri dhe Majk, dy emra shumë të preferuar nga publiku shqiptar. Prej kohësh, fansat e tyre kanë pritur një bashkëpunim dhe mesa duket, këngëtarët shqiptarë kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën. Ditën e sotme, Butrinti dhe Majku kanë publikuar pamjet e para të videoklipit, si dhe një pjesë të shkurtër të këngës. Djemtë duken të veshur me kostume serioze, ndërsa pas tyre duket pamja e një pishine të mbushur me trëndafila. Kanë mjaftuar 2 video dhe ndjekësit e tyre kanë shpërthyer në komente. Kënga nuk është publikuar ende, megjithatë duket se është pëlqyer menjëherë. Kujtojmë se së fundmi Butrinti solli një bashkëpunim me Gjikon, i cili vazhdon të dëgjohet në çdo ambient publik./revistawho.com

View this post on Instagram

7 Prill, ora 14:00 🤫

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

View this post on Instagram

7 prill , ora 14 : 00 🤫

A post shared by MAJK (@majkaveli) on