• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me këtë fustan Anxhelina Hadërgjonaj duket si një kopje e Jennifer Lopez

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga vajzat më tërheqëse të ‘showbiz-it’ shqiptar. Këngëtarja publikon shpeshherë momente të ndryshme nga përditshmëria, ku bie në sy për format perfekte fizike dhe zgjedhjet mjaft të veçanta në ‘look-un’ e saj. Së fundmi Hadërgjonaj ka publikuar disa foto ku shfaqet me një nga modelet më të pëlqyera të fustaneve, siç është ai i ‘Versace’ i veshur nga Jennifer Lopez shumë vite më parë.
Ekstravagante dhe mjaft sexy, Anxhelina ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjithë ndjekësve në postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’. Komentet pozitive nuk kanë munguar nga të gjithë fansat e bukuroshes që i kanë theksuar si çdo herë tjetër faktin se sa tërheqëse duket.
Kjo nuk është hera e parë që Anxhelina merr vëmendjen e të gjithëve për shkak të ‘look-ut’ të kuruar deri në detaje. Edhe më parë ajo është komplimentuar për të njëjtat detaje në llogarinë e saj në rrjetet sociale./revistawho.com