Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka zgjedhur që këtë periudhë shkëputjeje nga muzika të pushojë pranë detit.
Artistja ka publikuar disa foto, duke ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura. Së fundmi Gaçe ka ndarë një foto ku shfaqet në det së bashku me një prej njerëzve të saj të dashur.
“Pushimet mbaruan. Hajde gëzuar”, ka shkruar Aurela krah fotos ku shfaqet mjaft e qeshur.
Me siguri pas këtij momenti këngëtarja do t’i kthehet sërish impenjimeve të saj të përhershme, duke u kthyer pranë publikut që e do aq shumë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B8E4_c6gKeC/?igshid=tkr8xr3qm40q