Në mbarë vendin po zhvillohen zgjedhjet lokale dhe kjo ka qenë një ditë mjaft e ngarkuar për kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliaj. Në mëngjes ai u paraqit pranë qendrës së votimit së bashku me partneren e tij, Ajola Xoxa. Pas kësaj Veliaj ka qëndruar gjatë gjithë kohës në zyrë bashkë me stafin e tij për të ndjekur procesin e votimeve. Përveç tyre në këtë ditë të rëndësishme e ka shoqëruar edhe vogëlushi Kajan. Erion Veliaj ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke mbajtur të voglin në krahë dhe Kajan shfaqet shumë i qetë pranë babait. Përkrah fotos Veliaj ka shkruar: “Na erdhi një ‘vëzhgues’ në shtab”. Gjithashtu ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e votimeve, duke qenë se ka dhe vetëm pak orë kohë.
https://www.instagram.com/p/BzVwJXvhkOQ/
Si çdo herë tjetër kryebashkiaku është kujdesur që fytyrën e djalit të tij ta mbulojë, për të ruajtur privatësinë. Kujtojmë se Xoxa dhe Veliaj u bënë prindër për herë të parë në 6 tetor të 2018-tës. /revistawho.com