• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me fotot nga helikopteri privat, Genta Ismajli i dedikon këto fjalë të dashurit të saj

Prej disa javësh këngëtarja e njohur, Genta Ismajli bëri të ditur për të gjithë se ishte në një lidhje dashurie me biznesmenin turk. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar postimet e ndryshme nga artistja, ku shfaqej pranë partnerit të saj. Së fundmi Ismajli ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet në një helikopter së bashku me të dashurin.

“Çdo histori dashurie është e bukur, por e jona është e preferuara ime”, ka shkruar Genta krah postimit të saj në ‘Instagram’.

Me siguri këto duhet të jenë momentet më të bukura për dyshen, duke krijuar kujtime nga më të veçantat bashkë. Kujtojmë se disa ditë më parë Ismajli publikoi një foto ku tregoi se i dashuri i saj kishte takuar tashmë dhe familjen e këngëtares, duke e bërë raportin e tyre edhe më serioz./revistawho.com