• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me fotot e papublikuara më parë, bashkëshortja e Gaz Pajës zbulon momentet më të veçanta nga dasma

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, kurorëzoi dashurinë me partneren e tij në një ceremoni private midis miqsh dhe familjarësh në tarracën e bashkisë së Tiranës më datë 1 qershor. Pas celebrimit dyshja vijoi festën e martesës në një mbrëmje e cila bëri bashkë familjarët e tyre, por dhe personazhe të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar.

Ndonëse kanë kaluar 3 javë, duket se shija e ëmbël e ditës më speciale të jetës së tyre nuk ka kaluar akoma. Pak më parë ka qenë partnerja e Gazit, Ira, e cila ka ndarë me të gjithë disa pamje të papublikuara më parë nga dyshja. Në to dallohet çifti duke hyrë në dasmë, duke kërcyer, vallëzuar dhe duke shkëmbyer puthje plot dashuri.

Kujtojmë se Gazi dhe Ira kanë pasur një marrëdhënie disavjeçare, por vetëm pak kohë më parë vendosën ta bënin publike dhe gjithçka u finalizua shumë shpejt me martesë./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE