Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Të dy ata kanë sjellë projekte muzikore duke qëndruar gjithmonë pranë shijeve të ndjekësve të tyre. Herë pas here dyshja ka publikuar foto të ndryshme me vogëlushen e tyre, Ameli, por jo vetëm. Së fundmi Albani ka ndarë me të gjithë fansat një foto së bashku me Miriam nga vendi ku po pushojnë dhe krah saj ka shkruar: “Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty”.
Të dy duken shumë të qeshur dhe të ëmbël në këtë foto dhe padyshim pas publikimit të saj nuk kanë munguar reagimet pozitive të të gjithë ndjekësve të tyre.
Kujtojmë se momentalisht Cani dhe Skënderaj janë duke pushuar pranë detit dhe këtë e kanë treguar vetë ata me anë të disa postimeve të bëra më parë në llogaritë e tyre në ‘Instagram’./revistawho.com