• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me foton më të ëmbël krah së bijës, Bes Kallaku i prek të gjithë: Zot a ke kohë 1 minut?

Bes Kallaku dhe Xhensila kanë nisur ditët e pushimit bashkë me të voglën e tyre Ajka. Në ditën e Kurban Bajramit, duket se një  moment reflektimi i ka prekur të gjithë dhe aktori i njohur ka gjetur rastin për të shkruar fjalët më të ëmbla krah një fotoje me vajzën nga pushimet. “Zot a ke kohë 1 minut vetëm për të të falenderuar për gjithçka? Zoti ju ruajtët të gjithëve”, shkruan ai.

Çifti i njohur kanë vendosur që të vazhdojnë ta ruajnë imazhin e Ajkës duke e mbajtur larg vëmendjes mediatike, megjithëse fotot e saj u publikuan në përvjetorin e parë të lindjes. Krahas kohës që po kalon me familjen Besi është duke xhiruar edhe filimin e tij të parë, ‘Falco’ që pritet të publikohet së shpejti. / revistawho.com