• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me foton më të bukur nga pushimet, Rezarta Shkurta i dedikon këto fjalë partnerit të saj

Ndonëse vera është duke shkuar duket se pushimet për Rezartën dhe familjen e saj nuk kanë mbaruar ende. Shkurta ka ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme gjatë kohës së relaksit pranë më të dashurve të saj, bashkëshortit dhe vajzës, Hera. Me anë të një postimi special, këngëtarja ka zgjedhur t’i shprehë dashurinë partnerit, me të cilin duket se është duke kaluar periudhën më të bukur.

“Një jetë me ty nuk më mjafton”, ka shkruar artistja krah fotove ku shfaqen të dy të qeshur brenda një jahti duke shijuar detin e Kroacisë. Rezarta ka publikuar edhe disa video ku shfaqet Hera duke notuar e duke shijuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta në ditët e fundit të kësaj stine.

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se Shkurta ishte shtatzënë, megjithatë vetë ajo i mohoi këto spekulime duke theksuar se ishte thjesht faji i ushqimeve që kishte konsumuar./revistawho.com

View this post on Instagram

Nje jete me ty, nuk me mjafton❤️

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on