• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me foton më romantike dhe fjalët më të ëmbla, Marina i uron Getoarit ditëlindjen

Prej ditësh kanë nisur pushimet së bashku dhe fotot e publikuara nga vendet që kanë vizituar na kanë mahnitur të gjithëve. Marina dhe Getoari kanë vendosur që ditëlindjen e reperit ta festojnë jashtë Shqipërisë dhe destinacioni që zgjodhën nuk mund të ishte më  romantik se kaq.

Sot, me rastin e 37-vjetorit të lindjes së bashkëshortit të saj, Marina ka publikuar një nga fotot më romantike të pushimeve me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja. Ti je gjithë bota për mua”.

 

Nga ana tjetër, reperi ka publikuar një foto të tijën duke zbuluar edhe përvjetorin që feston këtë vit.

 

Kujtojmë se pushimet e çiftit të njohur të showbiz-it nisën në Londër, më pas u zhvendosën në Barbados dhe aktualisht dy të dashuruarit po festojnë në Antigua. / revistawho.com