• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Më e mira”, Elvana Gjata mbështet publikisht këtë këngë në ‘Kënga Magjike’

Pak ditë më parë, Besa Kokëdhima u rikthye në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’ me projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Histori’. Deri më tani kënga është pritur mjaft mirë nga publiku të cilët e kanë mbështetur duke e dëgjuar në kanalin e ‘Youtube’. Nga ana tjetër miqtë apo fansat e këngëtares e kanë mbështetur edhe publikisht këngën, duke e ripublikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe duke zbuluar mendimin dhe vlerësimin e tyre personal.

E fundit që e ka bërë këtë gjë ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Besës, këngëtarja Elvana Gjata, me të cilën ka treguar se gëzon një miqësi të ngushtë.

“Më e mira nga ti. ‘Histori’ kryevepër”, ka shkruar Gjata bashkangjitur videos së Kokëdhimës duke performuar së bashku me emojin e një trofeu. Siç duket Elvana mendon se kjo është një nga këngët më të mira të këtij viti, ndaj dhe nuk ka ngurruar ta tregojë këtë edhe në rrjetet sociale, duke mbështetur mikeshën e saj.

Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, vetë Elvana lajmëroi se momentalisht është duke punuar për një projekt të ri, i cili pritet të vijë shumë shpejt./revistawho.com