• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon të vërtetën e fabrikave Kalijani, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai vendos të blejë shtëpinë Oberoi. Ai duhet të gjejë një shumë të madhe parash. Vir është i sigurt se Shivai do e humbë shtëpinë. Gjërat më me vlerë të familjes shiten dhe Shivai nuk ka mundësi t’i blejë. Texh rikthehet dhe mëson se shtëpia është vendosur në shitje. Om dhe Rudra i bërtasin Texhit. Gjyshja i gjuan në shpullë Texhit dhe i thotë se e ka turpëruar familjen. Shivai i premton gjyshes se nuk do e lejojë të turpërohet. Vir ndjek ankandin e shtëpisë Oberoi nga televizori dhe kënaqet. Shivai merr 1 mijë krorë dhe ofron 500 krorë për shtëpinë dhe të gjithë gjërat që u shitën. Shivai e fiton ankandin dhe shtëpinë. Të gjithë përqafojnë Shivain dhe qajnë nga gëzimi. Vir inatoset dhe premton se do hakmerret. Zvetlana rikthehet dhe i tregon të gjithëve se nuk ka qenë në burg. Ajo zbulon sekretin e familjes Oberoi para mediave. Të gjithë shohin sesi Texh i vuri flakën fabrikave Kalijani. Shivai tregon një video tjetër që vërteton se Texh nuk ka faj. Tia di një sekret tjetër për fabrikat Kalijani dhe në të është e përfshirë familja e Anikës./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE