• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Me anë të një konference për shtyp, Monica Bellucci heq dorë nga ‘Sanremo’

Monica Bellucci nuk do të jetë pjesë e kastit të moderatorëve të festivalit të përvitshëm, atë të ‘Sanremo’, ndryshe nga çfarë u bë e ditur në fillim. Këtë lajm e ka dhënë vetë Belluci me anë të një konference për shtyp, ku është shprehur: “Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen”.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi, ndonëse është zbuluar se moderatoret e këtij viti do të paguhen 20-25 mijë euro secila, për këtë projekt televiziv.
Kujtojmë se midis shumë figurave të njohura do të jetë edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu e cila do të moderojë në natën e tretë të tij./revistawho.com