• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mc Kresha pranon publikisht se është i dashuruar

Mbrëmjen e sotme Mc Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuarit specialë të spektaklit të humorit ‘Klanifornia’. Në një intervistë me Marina Vjollcën, dy reperët duhet të provonin se sa mirë e njohin njëri-tjetrin. Ata të dy u detyruan të shkruanin emrin e të dashurës së Mc Kresha-s, por arritën ta shmangnin këtë situatë në mënyrën më të mirë. Mc Kresha tha se e di shumë mirë që Lyrical Son nuk e nxjerr emrin e partneres së tij, ndërsa ky i fundit shkruajti vetëm 5 x. Në këtë moment Mc Kresha shtoi se duhet edhe një x tjetër, duke pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Reperi është përfolur shumë kohët e fundit për një marrëdhënie të mundshme dhe madje në 35-vjetorin e lindjes u shfaq në shoqërinë e një vajze. Identiteti i saj nuk u bë i ditur dhe mesa duket reperi do të vazhdojë ta mbajë akoma më gjatë të fshehtë këtë gjë. /revistawho.com