• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mc Kresha martohet së shpejti, publikohet fotoja e parë e tij me të dashurën

Mc Kresha prej kohësh përflitet për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk arritën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit. Në 35-vjetorin e lindjes Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur. Mirëpo së fundmi ‘Prive.al’ ka siguruar disa foto të reperit me të dashurën e tij dhe ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm. Sipas disa burimeve të sigurta e dashura e reperit quhet Erzina dhe ata të dy do të martohet muajin e ardhshëm. “Mc Kresha dhe Erzina kanë shumë kohë bashkë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”, shkruan ‘Prive.al’. Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë private dhe vetëm miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të ftuar. Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë, e ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin. Nga fotoja e publikuar nga ‘Prive.al’ Erzina duket se është një vajzë mjaft simpatike dhe bashkë me Kreshën duken mjaft bukur përkrah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se reperi pranoi publikisht se ishte i dashuruar përpara 2 javësh kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në ‘Klanifornia’. /revistawho.com