• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Mbreti i kështjellës sime”, Elita Rudi i dedikon fjalët më të ndjera Gjikos për ditëlindje

Gjiko dhe Elita janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Falë transparencës që kanë treguar në çdo dalje publike, ata janë kthyer në figurat më të dashura për të gjithë ndjekësit e tyre.

Së fundmi Rudi ka zgjedhur ta urojë partnerin e saj për ditëlindje me anë të një fotoje ku shfaqen duke u puthur në ‘Instagram’.

“Gëzuar ditëlindjen mashkulli i jetës sime, mbreti i kështjellës sime dhe shoku i shpirtit tim. Të duam shumë”, ka shkruar moderatorja krah postimit në rrjetet sociale.

Në të nuk kanë munguar dhe komentet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e dyshes, të cilët kanë theksuar se dyshja duket shumë bukur.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali të vogël të quajtur, Zëri./revistawho.com