• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mbretëresha e shqetësuar për marrëdhënien e Meghan me babain e saj, ndërhyn për t’i zgjidhur gjërat

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle ka zbuluar një letër private që dukesha ja kishte dërguar atij.

Mbretëresha Elizabeth nuk është ndjerë aspak mirë për këtë situatë dhe e ka quajtur të tmerrshme. Madje ajo ka biseduar me ata të dy dhe i ka kërkuar atyre ta zgjidhin këtë çështje mes tyre.

Përtej kësaj situate, Meghan vazhdon të kujdeset për të atin e saj dhe shqetësohet për shëndetin e tij.

Duhet të kujtojmë se Markle është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe Princ Harry është i shqetësuar për sjelljet e babait të dukeshës, duke qenë se këto mund të ndikojnë për keq tek gjendja shëndetësore e saj.

Fatmirësisht çifti do të ketë mundësinë të largohet për në Marok duke u shkëputur disa kohë nga kjo situatë e komplikuar./revistawho.com