Në fillim të shtatorit, Bieta Sulo, nisi punën si moderatore në emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’. Tashmë që ka kaluar pothuajse një muaj, Bieta ka provuar se ky lloj formati është shumë i përshtatshëm për të. Është një eksperiencë më shumë për moderatoren, por ajo ka treguar se kërkon shumë impenjim. Këtë pjesë duket se më së shumti “e vuan” i vogli Kroi Art që duhet të qëndrojë më shumë kohë larg mamit. Megjithatë pas një dite me shumë punë, darkën Bieta ja dedikon plotësisht familjes dhe mbi të gjitha Kroit. Bieta ka ndarë me të gjithë një moment nga kjo pjesë e ditës dhe e ka cilësuar si diçka magjike për të. E përqafuar me Kroin duke ndjekur Albanin në emisionin ‘Top Show’, Bieta duket shumë e lumtur dhe e relaksuar.
“E ç’mund të shtoj do të prishja magjinë… i vogli sheh bababushin në televizor, ndërsa unë njërin e dëgjoj, tjetri më qetëson nga gjithë ngarkesa e ditës”, – ka shkruar Bieta bashkangjitur fotografisë. Me siguri jo vetëm për Bietën, por për të gjitha nënat ky duhet të jetë momenti më i bukur i ditës. /revistawho.com