• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Mbaruan aventurat e çapkënes së “Rebelde”, Dulce Maria ecën drejt altarit

Padiskutim që të gjithë e mbajmë mend “Robertën”, e ‘Rebelde’. Pak kaq shumë vitesh, Dulce Maria ka ndryshuar, e nuk është më ajo çapkënia flokëkuqe por së fundmi ajo ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj Paco Alvarez. Ata kanë më shumë se tre vite lidhje dhe më në fund kanë vendosur të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, e të nisin një familje së bashku. Çifti ka zhvilluar një dasmë tradicionale me shumë të ftuar dhe Dulce Maria duket shumë e veçantë e veshur me të bardha. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të stilit të princeshës, e dukej mjaft bukur teksa ngjitej në altar.