• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Martohet në 21 shtator, Blero zbulon një tjetër detaj nga dasma

Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika, në 21 shtator do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Çifti i njohur kanë vendosur që ceremonia e martesës të mbahet në një nga hotelet më të mirë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin dhe do të ketë rreth 500 të ftuar. Pak ditë më parë përmes një interviste të shkurtër me ndjekësit në ‘Instagram’, Afrona zbuloi se gjatë dasmës do të ndryshojë tre fustane dhe se mezi po e pret atë moment. Së fundmi Blero ka zbuluar një tjetër detaj, që është spekuluar jo pak në mediat rozë. Këngëtari ka treguar se cilët artistë do të këndojnë dhe do të mbajnë gjallë atmosferën në dasmë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Blero ka treguar se në dasmë do të ketë 3 këngëtarë, me të cilën ai ruan edhe një raport të mirë miqësor.

“Sa për informacion në dasmën tonë do të këndoj Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi, Shkurte Gashi. Thashë t’ju informoj saktë. Faleminderit me dashuri Afrona dhe Blero”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij. Kujtojmë se Blero i propozoi partneres së tij për martesë dy vite më parë. /revistawho.com