• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Martesa me Hailey Baldwin ndodhi shumë shpejt, por Justin Bieber është tepër i lumtur me jetën e tij

Fundjavën që lamë pas Hailey Baldwin dhe Justin Bieber festuan 1-vjetorin e fejesës së tyre. Deri më tani marrëdhënia mes dyshes ka pasur shumë ulje-ngritje megjithatë Justin duket se është mjaft i lumtur me jetën e tij. Burime për revistën “People” kanë treguar se këngëtari është i kënaqur që gjërat mes tij dhe Hailey-t ecën me hapa të shpejtë. “Fejesa e tyre ndodhi shumë shpejt pasi ata u kthyen bashkë me njëri-tjetrin. Ishte diçka shumë speciale për Justin që t’i propozonte të dashurës së tij. Ai ishte i sigurt se Hailey ishte e vetmja. Ai është akoma dhe më i lumtur që martesa e tyre u bë kaq shpejt. Justin nuk mundet ta imagjinojë jetën e tij pa Hailey-n. Ai mendon se nuk do mund t’ja kishte dalë mbanë këtë vit pa prezencën e saj”, kanë treguar burimet. Baldwin e ka mbështetur gjithmonë Bieber gjatë kësaj kohe që ai ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe duket se të dy janë ende në fazën e muajit të mjaltit. Pritet që së shpejti çifti i njohur të organizojë një dasmë të dytë më të madhe me familjarët dhe miqtë e afërt. /revistawho.com