• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Marsela rrënqeth Aurela Gaçen…e bën të përulet

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe diçka të tillë e dëshmon gjithnjë. Aurela Gaçen është e vështirë ta impresionosh e aq më pak ta rrënqethësh, por duket se diçka të tillë e ka bërë këngëtarja Marsela Çibukaj. Gjatë performancës së Çibukaj në një nga lokalet e Tiranës ka qenë e pranishme edhe Aurela Gaçe së bashku me disa miq të saj nga SHBA. Përgjatë të gjithë performancës së Çibukaj Gaçe ka publikuar në profilin e saj në Facebook video të shkurtra ku këngëtarja interpretonte, duke shkruar në secilën prej tyre sesa rrënqethëse ishte ta dëgjoje Marselën. Por Aurela nuk u mjaftua me kaq ajo u ngjit në skenën e lokalit “Atika” dhe u shpreh: “I kërkova miqve të mi të ardhur nga Amerika, të cilën kanë parë me të vërtetë shumë në jetë,  të vinin këtu dhe të dëgjonin këtë vajzë. I solla këtu dhe kisha bindjen që do të çuditeshin. Kanë mbetur të rrënqethur dhe të emocionuar gjithë kohës. Dua ti them Marselës se të këndosh një cover dhe të bësh të rrënqethësh, e sidomos të më bësh mua të rrënqethem duhet ti vendosësh brenda shumë shpirt dhe ti ke futur shpirtin në çdo këngë që këndoje”,-vijoi Gaçe ndërkohë që më pas u përul përpara Çibukajt.

 

marsela

 

marsela2

 

marsela3

Leave a Reply