• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Marko Caka, aktori shqiptar i nominuar për Oscar

Krahas gëzimit të shqiptarëve për nominimin e filmit “Shok”, për aktorin Marko Caka, lajmërimi për nominimet e sivjetme të shpërblimeve Oscar solli gëzim të dyfishtë.

Kjo pasi filmi në të cilin luan ai “Bridge of Spies” është një ndër filmat e nominuar për Oscar në kategorinë kryesore, atë të“Filmi më i mirë”.

Filmi i regjisorit Steven Spielberg, përveç kësaj, është nominuar po ashtu edhe në 5 kategori të tjera të rëndësishme. Aktori shqiptar Marko Caka, në filmin që flet për Luftën e Ftohtë, luan krahas aktorit Tom Hanks, që njëkohësisht është edhe një agjent i shërbimeve amerikane.

Ai në rrjete sociale është shprehur i lumtur për nominimet që i janë bërë këtij filmi. “O Zot, jam aq shumë krenar si një aktor shqiptar të jem pjesë e një filmi të nominuar për Oscar!”, ka shkruar aktori. Marko Caka është një ndër shqiptarët, i cili ka arritur të luajë në filmat e regjisorëve të njohur botëror./Indeksonline