• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Marjana Kondi shpërthen në lot: Bota është e bukur me mamatë dhe baballarët

Jemi mësuar ta shohim në rolet e saj të karakterizuara nga batutat plot humor, por kësaj here aktorja Marjana Kondi ka dalë jashtë kornizave të komikes dhe karaktereve që na dhurojnë gjithmonë të qeshura.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” Marjana u emocionua dhe u përlot kur i tregoi fëmijëve për prindërit e saj dhe sesa e bukur është të rritesh me nënën dhe babain.


“Unë kam qenë 5 vjeç kur babi nuk ka qenë më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi dhe kur unë isha 49-50 vjeç portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 3 vjeç”, tregoi aktorja për të atin.
Ndërkohë kur njëri nga fëmijë e ka pyetur për nënën e saj e cila nuk jeton më, Marjana ka shpërthyer në lot dhe e emocionuar tha: “Bota është e bukur shumë me të gjitha mamatë dhe baballarët”./revistawho.com