• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mariza Ikonomi mirënjohëse të motrës, zbulon sa shumë ka ndikuar ajo për këngët e saj

Mariza Ikonomi ka një lidhje shumë speciale me motrën e saj të vetme, Ledian, e cila prej vitesh jeton larg vendit. Megjithatë distanca nuk ka ndikuar aspak në raportet mes motrave, sepse Mariza ka treguar gjithmonë se Ledia ka qenë mbështetja më e madhe për të. Marrëdhënia e tyre nuk është e fortë vetëm për shkak të lidhjes së gjakut, por edhe sepse Ledia ka qenë një ndër personat më të pranishëm në karrierën artistike të Marizës. Këngëtarja ka treguar se motra e saj i ka shkruar disa tekste shumë të bukura, por këtë gjë nuk e ka bërë më vitet e fundit. Sot Mariza ka publikuar në ‘Instagramm’ një foto me Ledian, në të cilën shihet se ato të dyja janë aq të njëjta në pamje dhe fizik. Përkrah fotos Ikonomi ka shkruar: “Ledia është poetja e zemrës sime, kritikja ime më e mirë dhe prej penës së saj unë jam frymëzuar të kompozoj. Lum unë që kam për motër Ledian edhe pse këto kohë s’më ka shkruar tekste i kam shkruar vetë”.

Tashmë motra e Marizës punon në një tjetër fushë që mesa duket nuk ka lidhje me muzikën, por këngëtarja do t’i mbetet gjithmonë mirënjohëse për ndihmën që ajo i ka dhënë në gjithë këto vite. /revistawho.com